Komisioni i Garave njofton se tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të martën (më 4 mars), në orën 13:00.
Shorti do të tërhiqet në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve.
Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi, derisa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.
Kujtojmë se fituesi i Kupës së Kosovës gjithashtu siguron një vend në kualifikimet për garat evropiane.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...