Ancelotti konfirmon mungesën e Valverdes kundër Betisit, rikthimi pritet ndaj Atleticos - Gazeta Express
string(86) "ancelotti-konfirmon-mungesen-e-valverdes-kunder-betisit-rikthimi-pritet-ndaj-atleticos"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2025 12:59

Ancelotti konfirmon mungesën e Valverdes kundër Betisit, rikthimi pritet ndaj Atleticos

Futboll

Gazeta Express

28/02/2025 12:59

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se mesfushori uruguaian Federico Valverde nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të ekipit.

Gjatë një konference për shtyp, tekniku italian tha:
“Fede Valverde nuk do të luajë nesër, ka pasur një problem të vogël dhe nuk do të jetë i gatshëm.”

Lajmi vjen si një goditje për Real Madridin, i cili përballet me Betisin në përpjekje për të mbajtur ritmin në garën për titullin në La Liga.

Megjithatë, Ancelotti ka siguruar tifozët madrilenë se mungesa e Valverdes nuk do të zgjasë shumë:

“Fede do të rikthehet kundër Atlético Madrid.”

Kjo do të thotë se Valverde pritet të jetë gati për derbin e madh të Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement