Marrëdhëniet mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit amerikan Donald Trump janë aq të tensionuara sa mediat franceze po raportojnë se presidenti amerikan dyshohet se ka menduar ta anulojë krejtësisht vizitën – por se më pas është bindur nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Televizioni francez “BFM TV” pretendoi, duke cituar një burim diplomatik, se ekipi i Trump i tha Ukrainës të mërkurën se takimi do të anulohej, duke e shtyrë Zelenskyn të fliste me Macron, i cili ndërhyri në emër të tij, transmeton Gazeta Express.
Sido që të jetë, ftesa u kthye në tryezë dhe kështu sot pritet që Zelenskyy të shkojë në Shtëpinë e Bardhë– por, siç raporton The Guardian, patjetër që do të ketë një ndjenjë nervozizmi derisa jo vetëm të fillojë takimi, por deri në përfundimin e tij, me shumë çështje të mundshme që mund t’i nxjerrin bisedimet nga binarët.
Por është e dukshme se si gjuha e Trumpit për Zelenskyn është zbutur pas takimit të mbrëmshëm që pati presidenti amerikan me kryeministrin britanik, Keri Starmer.