Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, shoqërohen 20 persona në polici, autori ende i paidentifikuar - Gazeta Express
string(92) "vrasja-e-20-vjecarit-ne-shkoder-shoqerohen-20-persona-ne-polici-autori-ende-i-paidentifikuar"

Shqiperi

Gazeta Express

28/02/2025 10:52

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, shoqërohen 20 persona në polici, autori ende i paidentifikuar

Shqiperi

Gazeta Express

28/02/2025 10:52

Policia e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, e cila ndodhi dje në fshatin Guci e Re.

Të shoqëruarit janë kryesisht banorë të zonës, persona që mund të kenë pasur dijeni për viktimën apo individë të njohur si problematikë në fshat.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë autor të dyshuar dhe hetimet vijojnë pa një identifikim të qartë të autorit ose autorëve. Pavlin Preka jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë, së bashku me babain dhe vëllain e tij, duke u marrë me bagëti. Ai u ekzekutua me 6 plumba nga një distancë e afërt.

Banorët e zonës kanë deklaruar për grupin hetimor se nuk kanë dëgjuar krisma, duke ngritur dyshime se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator. Viktima u gjet pa jetë në oborr nga xhaxhai i tij. Nga hetimet paraprake dyshohet se autori ose autorët e kanë thirrur 20-vjeçarin për ta nxjerrë nga banesa dhe më pas e kanë ekzekutuar ne oborrin e shtëpisë. Pas krimit, ata janë larguar duke shfrytëzuar terrenin malor të zonës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement