Mediumi gjerman raporton se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se gjuajtën me armë nga vetura e zezë - Gazeta Express
string(107) "mediumi-gjerman-raporton-se-vellai-dhe-motra-e-besar-nimanit-dyshohen-se-gjuajten-me-arme-nga-vetura-e-zeze"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 9:15

Mediumi gjerman raporton se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se gjuajtën me armë nga vetura e zezë

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 9:15

Vëllai i boksierit të vrarë, Besar Nimani, Berati, ka mohuar çdo përfshirje në incidentin e së mërkurës pranë gjykatës së Bielefeldit, ku mbetën të plagosur katër persona.

Në një deklaratë për gazetën gjermane “Bild”, ai theksoi se familja e tij ka jetuar në ankth të vazhdueshëm që nga marsi i vitit të kaluar, kur Besari u ekzekutua me 16 plumba.

Por, disa pjesëmarrës në seancën gjyqësore vunë re se Berati dhe motra e tij u larguan nga salla përpara përfundimit të procesit.

Gjithashtu, sipas dëshmive të disa personave në vendngjarje, dyshja u panë duke u larguar me një veturë të zezë menjëherë pas incidentit.

Andaj, kanë filluar hetimet nën dyshimet se Berati dhe motra e tij ishin të përfshirë në plagosjen e katër personave, raporton WDR.

Por, avokati i tij – Peter Wuller ka theksuar se klienti i tij mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe është i gatshëm të dorëzohet në ditët e ardhshme.

“Kam zhvilluar disa biseda me z. Nimani menjëherë pas incidentit në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja ligjërisht. Situata është ende e paqartë”, deklaroi Wuller.

“Pasi të kem një panoramë të plotë të rastit dhe të konsultohem me prokurorin, klienti im do të paraqitet në polici dhe do të dorëzohet”.

Ai shtoi: “Berat Nimani më siguron për pafajësinë e tij dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me të shtënat jashtë gjykatës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement