Deklaratat për SPAK, Rama: Qëllimi im është ‘Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030’ - Gazeta Express
string(80) "deklaratat-per-spak-rama-qellimi-im-eshte-drejtesi-europiane-per-shqiperine-2030"

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2025 21:42

Deklaratat për SPAK, Rama: Qëllimi im është ‘Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030’

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2025 21:42

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim sa i takon qëndrimit të tij ndaj SPAK.

“Ekspertët e sistemit të drejtësisë vlerësojnë se sulmet e rejat të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kanë si qëllim që të minojnë besimin e  qytetarëve të sistemit si dhe ta vendosin atë nën presion”, shkruan Rama.

Kryeministri thekson se qëllimi i tij është i shpallur teksa qëndron në atë që ka përmendur shpesh ditët e fundit, një ‘Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030’.

Kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) ose është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj një daullexhi i paguar.

Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit. Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement