Dy eurodeputetë italianë nuk lejohen të takojnë Veliajn: Mos abuzoni me paraburgimin - Gazeta Express
string(83) "dy-eurodeputete-italiane-nuk-lejohen-te-takojne-veliajn-mos-abuzoni-me-paraburgimin"

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2025 21:01

Dy eurodeputetë italianë nuk lejohen të takojnë Veliajn: Mos abuzoni me paraburgimin

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2025 21:01

Dy eurodeputetë italianë kanë shkuar këtë të enjte në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nuk janë lejuar që të takojnë kryebashkiakun Veliaj, me argumentin se lejohen takime vetëm me familjarët.

“Jemi këtu në Durrës me senatorin Berardi për t’i qëndruar pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj si dhe për të parë kushtet e burgut. Për fat të keq nuk na lanë të hyjmë. Na pritën mirë, por na thanë që lejohen takime vetëm me familjarët.

Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem, sepse shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë”, shprehen ata përmes një videoje të publikuar në medie.“Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë. Pra, në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Sigurisht, kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini.Dy eurodeputetët italianë bëjnë një paralelizëm me hetimet dhe gjykimin për skandalin e Tangentopoli-t, në fillim të viteve 1990 në Itali, i cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike.“Jemi kundër paraburgimit.

 Këtu duket sikur jemi kthyer në kohët e Tangentopoli-t, kur abuzohej me paraburgimin. Pa folur pastaj, për atë çka mund t’i shkaktojë personit, i cili më pas mund të rezultojë edhe i pafajshëm, e që mund të mos ketë kryer asnjë vepër. Këto janë plagë që ngelin gjatë, përgjatë gjithë jetës. Po, duhet bërë drejtësi, por drejtësi të drejtë. Ne jemi garantues, pra për një drejtësi të drejtë. Deri në një provë të kundërt, të gjithë jemi të pafajshëm”, tha Roberto Berardi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement