Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së shtetases së huaj Rayyan Alwan. Sipas policisë autori i dyshuar i ngjarjes është bashkëjetuesi i saj 49-vjeçari Fadi Alwan, të cilët pak ditë më parë kishin marrë një banesë me qira në Tiranë.
Bëhet me dije se R.A,24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. A., 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.
Dyshohet se krimi ka ndodhur disa ditë më aprë, ndërsa 49=vjeçari mund të jetë larguar nga Shqipëria.