Arda Guler do të kërkojë largimin nëse nuk do t’i ofrohet rol më i madh në skuadër - Gazeta Express
string(81) "arda-guler-do-te-kerkoje-largimin-nese-nuk-do-ti-ofrohet-rol-me-i-madh-ne-skuader"

Sport

Gazeta Express

27/02/2025 18:04

Arda Guler do të kërkojë largimin nëse nuk do t’i ofrohet rol më i madh në skuadër

Sport

Gazeta Express

27/02/2025 18:04

Ishte befasuese kur Arda Guler kishte shfaqur kryeneqësi për të mbetur në klub, ndonëse të gjithë prisnin një largim në formë huazimi, për të shfaqur aftësitë e tij.

Mirëpo, gjashtë muajt e parë të karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll ishin të mbushura plot lëndime, dhe kur i kalonte ato, nuk kishte minuta të kënaqshme në fushë.

Megjithatë, në muajt e fundit të sezonit të kaluar, dukej se gjithçka po shkonte mirë për senzacionin turk, duke treguar paraqitje të mëdha në La Liga.

Sezoni i ri, ky i tashmi, ishte projektuar që Arda Guler të ketë rol më të rëndësishëm në skuadër, por duket se nuk do të jetë ashtu.

Kjo pasi turku i ri ka vetëm dy paraqitje në tetë ndeshjet e fundit, të dyja në Kupën e Mbretit.

Disa raportime nga Spanja kanë thënë se Guler do të largohet në formë huazimi nga Reali, si pasojë e minutazhës së paktë, mirëpo “Relevo” e ka ‘përmirësuar’ këtë lajm.

Sipas burimeve të tyre, Guler ose do të ketë rol më të madh në skuadër sezonin e ardhshëm, ose do të largohet në mënyrë të përhershme.

20-vjeçari nuk e ka ndërmend të kalojë edhe një sezon tjetër duke ngrohur bankën rezervë.

Kampi i lojtarit nuk mund ta kuptojnë se si një lojtar si Guler – i cili ka shprehur dëshirën për të mbetur në klub – nuk ka shumë mundësi në skuadër.

Para pak ditësh, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti kishte thënë se nuk ka probleme personale me Gulerin, por vetëm se lojtari po kalon në një proces normal, në një klub të madh si Real Madridi.

Guler u transferua te Reali në verën e vitit 2023 nga Fenerbahçe, pas një gare mes Real Madridit dhe Barcelonës, për nënshkrimin e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement