Baena e pranon se e konsideroi pensionimin nga futbolli pas incidentit me Valverden - Gazeta Express
string(83) "baena-e-pranon-se-e-konsideroi-pensionimin-nga-futbolli-pas-incidentit-me-valverden"

Sport

Gazeta Express

27/02/2025 16:57

Baena e pranon se e konsideroi pensionimin nga futbolli pas incidentit me Valverden

Sport

Gazeta Express

27/02/2025 16:57

Ylli i Villarrealit dhe Spanjës, Alex Baena ka zbuluar se ishte afër pensionimit nga futbolli, pak para ngritjes së trofeut të EURO 2024 dhe fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike brenda 1 muaji.

23-vjeçari ka gjashtë gola dhe shtatë asistime në 24 paraqitje në këtë sezon me “Nëndetësen e Verdhë”.

Baena tani më është i rregullt edhe me Spanjën, duke u paraqitur tetë herë me komëbtaren, derisa ka edhe dy medalje të arta olimpike.

Dhe, e gjithë kjo mund të mos ishte e mundur, shkaku i një incidenti me yllin e Real Madridit, Federico Valverde.

Baena ishte akuzuar se e kishte ofenduar fëmiun – ende jo i lindur – të Valverdes, gjë që spanjolli e ka mohuar kategorikisht.

Tre muaj më vonë, në ndeshjen e radhës mes Realit dhe Villarrealit, Baena e akuzoi Valverden se e sulmoi menjëherë pas ndeshjes.

Sipas Baenas, ky i fundit u desh të konsultohej me një psikolog pas kësaj çështje.

“Unë veçse isha duke u konsultuar me një psikolog, pasi sapo kisha hyrë në ekipin e parë nga akademia, dhe nuk kisha minutazhë fare, andaj kisha nevojë të konsultohem me një psikolog për ta mbajtur gjendjen time në nivel”, tha ai.

Tutje, ai vazhdoi duke folur rreth incidentit me Valverden.

“Çështja me Valverden është se unë kisha presion të hatashëm nga mediat, ende e kam rreth kësaj çështjeje. Por, gjëja është se njerëzit nuk më njohin jashtë fushe. Brenda saj jam një fitimtar, agresiv, dua gjithmonë të fitoj, ndoshta ndonjëherë kaloj kufinjtë, por jashtë fushës jam i rezervuar, i mendoj gjërat më mirë. Këtë nuk e sheh askush e as mediat”, shtoi ai për “Relevo”.

“Viti 2024 ishte një vit i vështirë për mua, duke konsideruar të gjitha gjërat që më ndodhin në fillim të tij, andaj isha shumë afër që të lë gjithçka pas. Koka më eksplodoi dhe isha i gatshëm të përshëndetesha me futbollin. Thirrja nga kombëtarja për europian ishte diçka që ma mundësoi të kthjellem dhe të kaloj në një version më të mirë të vetes sime, si futbollist. Ajo ndeshje e vitit të kaluar në ‘Bernabeu’ po ashtu ishte një pikë kthese për mua”, përfundoi Baena./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement