Barcelona së fundmi ka arritur të nënshkruajë dy rinovime të rëndësishme për bazën e ekipit.
Kjo ndodhi pasi siguroi dhënien me qera të ulësve VIP për 30 vite në “Camp Noun” e rinovuar, me shumën rreth 100 milionë euro.
Por, Barça nuk do të ndalet aty, pasi edhe shitja e Vitor Roques është afër të ndodh, duke gjeneruar të holla të tjera.
Barcelona dhe Palmeiras janë marrë vesh që blaugranasit të përfitojnë 25 milionë euro të sigurta, derisa edhe pesë të tjera në bonuse. Klubi nga Katalunia do të ketë në dorë edhe 20% të shitjeve në të ardhmen.
Pavarësisht të ardhurave nga ulëset e VIP-ve, Barcelona nuk kishte mundësi të njoftonte për rinovimin e kontratave të Inigo Martinezit e Robert Leëandoëskit.
Me shitjen e Roques, Barcelona do të njoftojë edhe zyrtarisht për këto dy rinovime të reja.
Kontratat e dyshes në fjalë janë rinovuar po ashtu automatikisht, por klubi kishte mbajtur negociata me ta, shkaku i problemeve financiare.
Mirëpo, klubi nuk ka mbajtur negociata për kontrata të reja me Inaki Penan dhe Andreas Christensenin, kontratat e të cilëve mbarojnë më 2026. Dyshja në fjalë pritet të largohet gjatë verës.
Problemi i ardhshëm i drejtorit sportiv të Barçës është bisedimi për kontratën e re të Frenkie de Jong, dhe ai i Lamine Yamal./GazetaExpress/