Kurti takon Rohden: ZKM shkurtimisht njofton se diskutuan për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve - Gazeta Express
string(100) "kurti-takon-rohden-zkm-shkurtimisht-njofton-se-diskutuan-per-zgjedhjet-dhe-formimin-e-institucioneve"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2025 15:39

Kurti takon Rohden: ZKM shkurtimisht njofton se diskutuan për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve

Lajme

Gazeta Express

27/02/2025 15:39

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, sot ka pritur në takim në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim bëhet e ditur se të dy ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe rëndësinë e formimit të institucioneve.

‘‘Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve’’, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement