Logoja e fituese e Muzeut të Artit Bashkëkohor është zgjedhur ajo e dizajnerit që jeton dhe punon në Zvicër, Valon Kurteshi.
Njoftimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit:
Pas përfundimit të fazës së parë të vlerësimit të dyzet (40) aplikimeve për logo të Muzeut të Artit Bashkëkohor, u kualifikuan dhe publikuan tri (3) shifrat e logove me potencial të përzgjedhjes në fazën e dytë (përfundimtare) të vlerësimit. Pas prezantimit mjaft serioz të autorëve rreth zhvillimit të idesë së logos dhe asaj që përfaqësohet përmes logos, juria vlerësuese unanimisht përzgjodhi aplikacionin më të suksesshëm, i cili plotësonte kriteret estetike, përmbajtësore, kreative dhe institucionale (sipas thirrjes publike), ku fitues i konkursit për logon e Muzeut të Artit Bashkëkohor u shpall logo nën shifrën 811984998, konkretisht, dizajnerit që punon dhe vepron në Zvicër, z. Valon Kurteshi. Logo e përzgjedhur cilësohet me:
– Origjinalitet;
– Nivel kreativ dhe estetik;
– Identitet të theksuar në aplikim;
– Pasqyrim artistik të veprimtarisë së Muzeut të Artit Bashkëkohor;
– Promovim të diversitetit dhe barazisë;
– Është dinjitoze dhe reprezentative;
– Shprehë fuqinë transformuese të institucioni

Koncepti, fonti dhe ngjyrat e projektit shpjegohen në web https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Logo_e_perzgjedhur-MAB.pdf