Deputetja Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e GJKKO për sekuestrimin e vilës së saj dhe të ëmës.
Kryemadhi po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.