Prokuroria: Zyrtari komunal lëshoi certifikatë se është gjallë për një të vdekur, shkak pensioni në Zvicër - Gazeta Express
string(104) "prokuroria-zyrtari-komunal-leshoi-certifikate-se-eshte-gjalle-per-nje-te-vdekur-shkak-pensioni-ne-zvicer"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2025 11:36

Prokuroria: Zyrtari komunal lëshoi certifikatë se është gjallë për një të vdekur, shkak pensioni në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

27/02/2025 11:36

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.S., zyrtarit të komunës së Parteshit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”

Sipas kërkesës së prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 Fr.Zvicerane”.

Ai me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement