Aktori i njohur Gazmend Paja në SPAK: Isha me prokurorin, më mori celularin - Gazeta Express
string(73) "aktori-i-njohur-gazmend-paja-ne-spak-isha-me-prokurorin-me-mori-celularin"

Rozë

Gazeta Express

27/02/2025 10:27

Aktori i njohur Gazmend Paja në SPAK: Isha me prokurorin, më mori celularin

Rozë

Gazeta Express

27/02/2025 10:27

Këtë të enjte, aktori i humorit i shpallur dhe investitor strategjik, Gazmend Paja, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Qëndrimi i tij në SPAK nuk ka zgjatur shumë, ndërsa pas daljes ka treguar se i kanë marrë telefonin.

Gazetarët: Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?

Ai iu përgjigj shkurtimisht me nota humori: “Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, por sipas raportimeve Paja ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në ambientet e Prokurorisë.

Aktori i humorit është shpallur investitor strategjik, ku në bregdetin e jugut dhe kompania e tij “Ecotech Energy Services” së bashku me kompaninë “Startek” kanë marrë 133 mijë m2 tokë në Dhërmi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement