Sot pritet të miratohet buxheti për Gjilanin - Gazeta Express
string(44) "sot-pritet-te-miratohet-buxheti-per-gjilanin"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2025 7:01

Sot pritet të miratohet buxheti për Gjilanin

Lajme

Gazeta Express

27/02/2025 7:01

Pushtet e opozita në Gjilan janë dakorduar që ta votojnë atë. Pajtimi u bë pasi përpjekjet e kryetarit të komunës, Alban Hyseni, për miratimin e buxhetit pa mbështetjen e opozitës dështuan.

Sot pritet të marr epilogun situata e krijuar tash e shtatë muaj me mos miratimin e buxhetit për sivjet në Komunën e Gjilani. Seanca e Kuvendit të Komunës pritet të filloi në orën 10:00.

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ka bërë të ditur se pas takimit të fundit në Komitetin për Politikë dhe Financa, i është kërkuar të anuloj thirrjen për seancën urgjente të orës 16:00, e cila tashmë është anuluar.

“Si kryetar i komunës të thërras seancën e radhës urgjente, me fillim nga ora 10:00. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i projektbuxhetit për vitin 2025, të propozuar nga unë si kryetar i komunës”, ka thënë Hyseni.

I pari i Gjilanit përshëndet reflektimin e opozitës (LDK dhe PDK) si dhe arritjen e mirëkuptimit për të zgjidhur situatën e krijuar me buxhetin prej tashmë 7 muajsh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement