Orban i del në mbrojtje Dodikut pasi u dënua nga Gjykata e Bosnjes: Gjueti politike e shtrigave - Gazeta Express
string(94) "orban-i-del-ne-mbrojtje-dodikut-pasi-u-denua-nga-gjykata-e-bosnjes-gjueti-politike-e-shtrigave"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2025 20:33

Orban i del në mbrojtje Dodikut pasi u dënua nga Gjykata e Bosnjes: Gjueti politike e shtrigave

Lajme

Gazeta Express

26/02/2025 20:33

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi.

Këtë vendim e ka kritikuar kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili e ka quajtur si “gjuajtje politike e shtrigave kundër Dodik”.

Sipas tij kjo nuk është rruga e duhur sesi të ruhet paqja në Ballkanin Perëndimor.

“Gjuetia politike e shtrigave kundër Presidentit Milorad Dodik, është një shembull i trishtuar i armatimit të sistemit ligjor që synon një lider të zgjedhur në mënyrë demokratike. Nëse duam të ruajmë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo nuk është rruga përpara”, ka shkruar ai në “X”, të mërkurën.

Ky është dënimi i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet. /Gazeta Express

https://twitter.com/pm_viktororban/status/1894780993627635968?s=46&fbclid=IwY2xjawIsS5FleHRuA2FlbQIxMAABHZMqL4FekxoQ9W1fesu0fFSo5IxEbfFxrJmNMgyLRO0TrKLMSvLD1xhFvQ_aem_xnUvDBQtbSzoSU6zzAkvOA

Advertisement
Advertisement
Advertisement