Drenica e eliminon Ferizajn dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës - Gazeta Express
string(62) "drenica-e-eliminon-ferizajn-dhe-shkon-ne-gjysmefinale-te-kupes"

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 15:00

Drenica e eliminon Ferizajn dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 15:00

Drenica e ka regjistruar një fitore të madhe sot.

Skuadra nga Liga e Parë e mposhti Ferizajn e Superligës me rezultat 1:0.

Golin e fitores për Kuqezinjtë e shënoi Mohamed Ange Fofana në pjesën e parë, shkruan “Gazeta Express”.

Vendësit e ruajtën me sukses epërsinë dhe kapitalin përkundër faktit se luajtën me një lojtar më pak për më shumë se gjysmë ore shkaku i ndëshkimit me karton të kuq të Hamitit.

Paraprakisht, Llapi u bë skuadra e parë që e siguron gjysmëfinalen pasi e mposhti sot Malishevën në udhëtim me rezultat 1:0.

Ndërkaq, nesër do të luhen dy ndeshje të tjera çerekfinale.

Derbi i moçëm mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të luhet në Gjakovë, kurse Drita do ta vizitojë Prishtinën e Re.

Në çerekfinale do të luhen vetëm nga një ndeshje, prandaj ekipet fituese kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Prandaj edhe ky trofe është mjaft i çmuar dhe i lakmueshëm për klubet kosovare. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement