Llapi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës - Gazeta Express
string(43) "llapi-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-kupes"

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 14:54

Llapi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 14:54

Llapi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapjanët e regjistruan një fitore të madhe në Malishevë duke triumfuar me rezultat 1:0, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e fitores për skuadrën e Tahir Batatinës e shënoi Ardit Tahiri në fund të pjesës së parë pas asistimit të Arbnor Ramadanit.

Nga ana tjetër, ekipi i Bekim Isufit i pati disa raste të mira shënimi, por nuk ia doli t’i gëzonte tifozët e tij në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ndërkaq, nesër do të luhen dy ndeshje të tjera çerekfinale.

Derbi i moçëm mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të luhet në Gjakovë, kurse Drita do ta vizitojë Prishtinën e Re.

Në çerekfinale do të luhen vetëm nga një ndeshje, prandaj ekipet fituese kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Prandaj edhe ky trofe është mjaft i çmuar dhe i lakmueshëm për klubet kosovare. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement