Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Llapi është duke avancuar ndaj Malishevës në udhëtim me rezultat 1:0, shkruan “Gazeta Express”
Golin e epërsisë për ekipin e Tahir Batatinës e shënoi Ardit Tahiri pas asistimit të Arbnor Ramadanit.
E në ndeshjen tjetër çerekfinale, Drenica është në epërsi ndaj Ferizajt me rezultat identik, 1:0 falë golit të Fofanas.
Ndërkaq, nesër do të luhen dy ndeshje të tjera çerekfinale.
Derbi i moçëm mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të luhet në Gjakovë, kurse Drita do ta vizitojë Prishtinën e Re.
Në çerekfinale do të luhen vetëm nga një ndeshje, prandaj ekipet fituese sot do të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës. /Gazeta Express