Çfarë gjesti i madh nga Ronaldo, ia dha penalltinë Manes që s’shënonte qe nëntë ndeshje - Gazeta Express
string(85) "cfare-gjesti-i-madh-nga-ronaldo-ia-dha-penalltine-manes-qe-sshenonte-qe-nente-ndeshje"

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 12:53

Çfarë gjesti i madh nga Ronaldo, ia dha penalltinë Manes që s’shënonte qe nëntë ndeshje

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 12:53

Al Nassr iu rikthye fitores pas humbjes së pabesueshme në shtëpi nga Al Ettifaq.

Në fitoren me rezultat 2:0 kundër Al Wehda spikati paraqitja fenomenale e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez arriti ta zhbllokonte rezultatin me të nisur pjesa e dytë pas një gjuajtjeje me kokë, shkruan “Gazeta Express”.

Por, 40 vjeçari ishte protagonist me një gjest të bukur.

Në minutat shtesë, Al Nassr e fitoi një penallti për shkak të prekjes me dorë të një lojtari në zonën e rreptësisë pas një goditjeje nga goditja e lirë e Ronaldos.

Dhe, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit i befasoi dhe i emocionoi të gjithë kur e tregoi gjentilesën dhe zemërgjerësinë e tij duke ia dhënë penalltinë Sadio Manes.

Shoku i skuadrës, dikur pjesë e Liverpoolit, nuk po shënonte në nëntë ndeshje radhazi.

Dhe, CR7, ndonëse një gjuajtës i lindur i penalltive, ia mundësoi sulmuesit senegalez zhbllokimin për t’ia siguruar fitoren ekipit nga Riyadh.

Ronaldo arriti në kuotën e 925 golave dhe tash është 75 gola nga numri jubilar prej 1000 golash në karrierë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement