Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Spartës në Kupën e Çekisë - Gazeta Express
string(65) "albion-rrahmani-shenon-gol-ne-fitoren-e-spartes-ne-kupen-e-cekise"

Sport

Gazeta Express

25/02/2025 22:34

Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Spartës në Kupën e Çekisë

Sport

Gazeta Express

25/02/2025 22:34

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka shënuar gol për Spartën e Pragës të martën mbrëma për Kupë të Çekisë.

Me fitoren ndaj Dukla Pragues 3:0, Sparta siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës.

Rrahmani e kaloi në epërsi Spartën në minutën e 40-të, ndërsa u zëvendësua pas pjesës së parë.

Në vend të Rrahmanit u paraqit Ermal Krasniqi. Te Sparta deri në minutën e 65-të luajti edhe Qazim Laçi.

Për Rrahmanin është goli i dytë për Kupë, ndërsa në kampionat ka realizuar katër gola. Një gol ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement