Nesër nga ora 16:00 fillon numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike - Gazeta Express
string(81) "neser-nga-ora-1600-fillon-numerimi-i-votave-nga-votimi-ne-perfaqesite-diplomatike"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 22:09

Nesër nga ora 16:00 fillon numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 22:09

Procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025, do të fillojë më 26 shkurt, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi për Gazetën Express.

Ai shtoi se më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352.

Advertisement
Advertisement
Advertisement