Ronaldo e gjeti golin e 925-të në karrierë, bëri edhe një gjest të mirë për Manen - Gazeta Express
string(80) "ronaldo-e-gjeti-golin-e-925-te-ne-karriere-beri-edhe-nje-gjest-te-mire-per-manen"

Sport

Gazeta Express

25/02/2025 20:13

Ronaldo e gjeti golin e 925-të në karrierë, bëri edhe një gjest të mirë për Manen

Sport

Gazeta Express

25/02/2025 20:13

Cristiano Ronaldo po vazhdon rrugëtimin e tij si futbollist, ndonëse ka arritur moshën 40-vjeçare.

Superylli portugez është rrugës së mirë për t’u bërë futbollisti i parë që shënon 1000 gola në karrierën e tij si futbollist.

Ronaldo në mbrëmjen e sontme, arriti që të gjejë golin e 925-të në karrierë, duke shënuar për 1-0 në takimin ndaj Al-Ëehda, me takimin e luajtur për javën e 22-të në elitën e futbollit saudit.

Sulmuesi portugez shënoi në minutën e 48-të.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Al-Nassr fitoi një penallti, të cilat zakonisht i godet Ronaldo.

Por, ai sonte zgjodhi që penalltinë e tij t’ia dhurojë Sadio Manes, i cili nuk e huqi dhe shënoi për 2-0.

Ronaldo e bëri këtë gjest, ndonëse po lufton për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Saudi Pro League, dhe duke qenë vetëm një gol larg 90-të golave me Al-Nassr.

Ronaldo deri më tani në elitën e futbollit saudit ka të shënuar 17 gola, një më shumë se Karim Benzema i Al-Ittihad në vendin e dytë./GazetaExpress/