Fenerbahçe i del në mbrojtje Mourinhos ndaj sulmeve të Galatasarayt - Gazeta Express
string(67) "fenerbahce-i-del-ne-mbrojtje-mourinhos-ndaj-sulmeve-te-galatasarayt"

Futboll

Gazeta Express

25/02/2025 15:45

Fenerbahçe i del në mbrojtje Mourinhos ndaj sulmeve të Galatasarayt

Futboll

Gazeta Express

25/02/2025 15:45

Fenerbahçe i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinhos dhe i është kundërpërgjigjur rivalit të përbetuar, Galatasarayt.

Feneri përmes një deklarate ka paralajmëruar masa ligjore për shpifje ndaj Galatasarayt.

Klubi i Mourinhos thotë se deklarata e trajnerit portugez kishte të bënte me reagimet dhe presionin ndaj gjyqtarit që bënin nga bankina e Galatasarayt dhe se s’ka pasur të bëjë me racizëm, por që Galatasaray qëllimisht e ka shtrembëruar dhe e ka keq interpretuar deklaratën e tij.

Derbi i Stambollit u mbyll baras pa gola, ndërsa nuk munguan polemikat para, gjatë dhe pas lojës.

Shkaku i presionit dhe frikës për favorizim të Galatës, Federata Turke ia besoi drejtimin e kësaj ndeshjeje një referi të huaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement