Haradinaj për Kurtin: Na la pa NATO, SHBA e BE, dobësoi bizneset e na bëri të varur nga importi i energjisë, ky është e keqja - Gazeta Express
string(121) "haradinaj-per-kurtin-na-la-pa-nato-shba-e-be-dobesoi-bizneset-e-na-beri-te-varur-nga-importi-i-energjise-ky-eshte-e-keqja"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 15:07

Haradinaj për Kurtin: Na la pa NATO, SHBA e BE, dobësoi bizneset e na bëri të varur nga importi i energjisë, ky është e keqja

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 15:07

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sërish ka deklaruar se “e keqja” e vendit është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai tha se Kurti e la Kosova pa NATO, pa SHBA, pa BE e nën sanksione, ndërsa e ka kritikuar atë edhe për çështjet e brendshme.

Sipas Haradinajt, Kurti dobësoi biznesi e sektorin privat dhe shtoi se e ka bërë Kosovën të varur nga importi i energjisë.

Postimi i plotë:

Na la pa NATO, pa 🇺🇸, pa EU.

Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.

Na vendosi nën sanksione.

Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.

I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.

Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.

Ky është e keqja!

Advertisement
Advertisement
Advertisement