Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, tha se ai caktoi një videokonferencë të vendeve anëtare të BE-së për të mërkurën për të marrë një informacion nga presidenti francez, Emmanuel Macron, pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
“Për t’u përgatitur për Këshillin e Posaçëm Europian më 6 mars, unë po organizoj një videokonferencë të anëtarëve të Këshillit të BE-së, nesër në mëngjes, për të dëgjuar një përmbledhje nga Presidenti Emmanuel Macron mbi vizitën e tij të fundit në Uashington DC”.
Presidenti francez tha se një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet në javët e ardhshme, pas bisedimeve me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Macron tha se çdo marrëveshje paqeje “nuk duhet të jetë një dorëzim i Ukrainës” dhe duhet të mbështetet nga garancitë e sigurisë, ndërsa Trump dëshiron një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur./Express/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...