string(116) "enver-hoxhaj-urime-te-perzemerta-miqve-te-mi-gjermane-qe-u-rizgjodhen-ne-bundestag-lajm-i-shkelqyer-edhe-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 12:38

Enver Hoxhaj: Urime të përzemërta miqve të mi gjermanë që u rizgjodhën në Bundestag, lajm i shkëlqyer edhe për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 12:38

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj i ka uruar zyrtarët gjermanë të CDU-së që u rizgjodhën në Bundestag.

Fitorja e tyre, ai tha se është “një lajm i shkëlqyer” për Gjermaninë, Europën dhe integrimin e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor.

“Urime të përzemërta miqve të mi gjermanë të CDU-së, Johann Wadephul, Gunther Krichbaum, Florian Hahn, Peter Beyer, Knut Abraham dhe Roderich Kiesewetter, për rizgjedhjen e tyre në Bundestag! Fitorja e tyre është një lajm i shkëlqyer për një Gjermani të fortë 🇩🇪, një Europë më të bashkuar 🇪🇺 dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit të Kosovës 🇽🇰 dhe Ballkanit Perëndimor”, shkroi Hoxhaj në një postim në Facebook.

“Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ta dhe e di që përkushtimi i tyre për vlerat demokratike, sigurinë dhe zhvillimin është i palëkundur”, shtoi ai.