Ismet Tara, ish-komandant i zonës së Rahovecit dhe i njohur me nofkën “Komandant Hoxha”, ka vazhduar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës, ku do të përgjigjet për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Para se të fillonin pyetjet, mbrojtësi i Tarës kërkoi që ai të ketë mundësinë të flasë për 10 minuta dhe të sqarojë disa detaje të mbi dokumentin, ku pretendon se u cilësuar tradhtar.
Mirëpo, kërkesa e mbrojtjes për këtë kohë u refuzua dhe procesi vazhdoi me pyetjet e mbrojtjes të ish-krerëve të UÇK-së.
Komandant Tara ka thënë se do t’i përgjigjet vetëm avokatëve të ish-krerëve dhe jo prokurorisë.
Ani pse ju bë me dije se është i detyruar t’i përgjigjet edhe prokurorisë.
“Po përgjigjem pyetjeve të mbrojtjes, por jo pyetjeve të prokurorisë time, e cila ka fshehur dokumentin tim”, u shpreh ai përcjell Insajderi.
Pala mbrojtëse e tij ka kërkuar kohë që t’ia sqarojë atij procedurat.
Si rrjedhojë seanca ka shkuar në pauzë.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...