Është arrestuar një i dyshuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri dhe 17 fishekë.
Ai është dërguar në mbajtje.
“VRASJE NË TENTATIVË- Gjakovë /24.02.2025-16:24 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat, ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.”