Courtois shumë afër rikthimit te Belgjika, pas problemeve me trajnerin e kaluar - Gazeta Express
string(78) "courtois-shume-afer-rikthimit-te-belgjika-pas-problemeve-me-trajnerin-e-kaluar"

Sport

Gazeta Express

24/02/2025 21:25

Courtois shumë afër rikthimit te Belgjika, pas problemeve me trajnerin e kaluar

Sport

Gazeta Express

24/02/2025 21:25

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është i gatshëm që të kthehet te përfaqësuesja e Belgjikës.

Courtois kishte refuzuar që të luante për Belgjikën nën drejtimin e Domenico Tedescos.

Por tashmë Tedesco është shkarkuar dhe Courtois është i gatshëm që të luajë për përfaqësuesen.

Federata belge më 17 janar njoftoi se e ka ndërprerë bashkëpunimin me Tedescon.

Tedesco u vu në krye të Përfaqësueses së Belgjikës në shkurt të vitit 2023, ndërsa nën drejtimin e tij Belgjika e siguroi kualifikimin në “Euro 2024”.

Tashmë selektor i Belgjikës është Rudi Garcia.

Francezi Garcia në të kaluarën e ka drejtuar Napolin, Al-Nassrin, Lyonin, Romën, Lillen, Saint-Etiennen dhe Marseillen.

“Më ka munguar ekipi kombëtar, por tani jam gati të kthehem”, ka deklaruar Courtois, shkruan të hënën “Reuters”

Advertisement
Advertisement
Advertisement