Shkodër/ Vdes 4-vjeçari, dyshohet se u helmua nga bari i miut - Gazeta Express
string(59) "shkoder-vdes-4-vjecari-dyshohet-se-u-helmua-nga-bari-i-miut"

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 17:55

Shkodër/ Vdes 4-vjeçari, dyshohet se u helmua nga bari i miut

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 17:55

Një fëmijë 4-vjeç ka ndërruar jetë në Shkodër kurse motra e tij është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjedë, në Shkodër. Burime nga QSUT bëjnë me dije se mjekët dyshojnë për një intoksikacion të rëndë nga ilaçi kundër minjve.

Sipas informacioneve prindërit kishin kryer spërkatjen e një magazine me këtë substancë toksike, ndërsa ksihin me vete edhe fëmijët. Dyshohet se ata kanë thithur ose kanë pasur kontakt me helmimin duke shfaqur simptoma të rënda që çuan në tragjedinë fatale.

Sipas spitalit të Shkodrës u është kërkuar që fëmija 3-vjeçar që të qëndronte në observacion, por prindërit kishin firmosur për tu larguar në shtëpi. Më pas të nesërmen në gejndje të rëndë ata u rikthyen në spital por pas 10 minutash djali 3 vjeç ka ndërruar jetë.

Ndërsa motra e tij ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë dhe pritet ekspetiza mjeko-ligjore që të konfirmojë shkakun e saktë të helmimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement