Toni Kroos i krahason Ronaldon dhe Viniciusin: Kanë të njëjtin mentalitet - Gazeta Express
string(72) "toni-kroos-i-krahason-ronaldon-dhe-viniciusin-kane-te-njejtin-mentalitet"

Sport

Gazeta Express

24/02/2025 17:35

Toni Kroos i krahason Ronaldon dhe Viniciusin: Kanë të njëjtin mentalitet

Sport

Gazeta Express

24/02/2025 17:35

Legjenda e Real Madridi dhe e futbollit në përgjithësi, Toni Kroos ka bërë një krahasim goxha interesant.

Duke qenë se ka luajtur me të dy në periudha të ndryshme në Real Madrid, Toni Kroos ka bërë një krahasim mes legjendë së Realit, Cristiano Ronaldos dhe yllit të tashëm të “Los Blancos”, Vinicius Junior.

Gjermani ka thënë se Cristiano e Vinicius kanë ngjashmëri te mentaliteti.

“Ronaldo e ka mentalitetin se kur e gjithë bota është kundër tij, ai është në kulmin e paraqitjes. E njëjta gjë e karakterizon edhe Viniciusin”, ka thënë Kroos.

Toni Kroos ka luajtur me Cristiano Ronaldon në Real Madrid që nga sezoni 2014/15 deri më 2017/18, duke fituar tri herë Ligën e Kampionëve.

Nga sezoni 2018/19 deri më 2023/24, Kroos ka luajtur me Vinicius Jr, duke triumfuar dy herë në Ligën e Kampionëve.

Vinicius Jr është trashëgimtari më i denjë i numrit 7 të Ronaldos, të cilin e mbante në Real Madrid.

Vinicius ka dy gola të shënuar në finale të Ligës së Kampionëve, në dy të tilla, derisa Ronaldo ka tri të tillë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement