Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini duket se do të jetë pasardhësi i Claudio Ranierit te Roma, me dy trajnerët që kanë një “kontratë” mesvete për të ndodhur kjo gjë.
Kryetrajneri i “La Deas” ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë më kontratën me Atalantas, duke bërë të ditur se mund të largohet këtë verë, ose më së largu në vitin 2026, kur i mbyllet kontrata.
Sipas raportimit nga “TuttoMercatoËeb”, fituesi i Ligës së Europës me Atalantan më 2024 është prioritet për Romën, për ta zëvendësuar Ranierin në fund të këtij sezoni.
Raportimi po ashtu thotë më tutje se Ranieri veçse e ka pyetur homologun e tij, Gasperinin nëse do të ishte i hapur për një kalim në kryeqytetin italian nga sezoni tjetër.
Ranieri u rikthyer për periudhën e tij të tretë të Roma gjatë nëntorit të vitit të kaluar, por ai do të japë dorëheqje në fund të këtij sezonit, me italianin që do të luajë rol të madh në përzgjedhjen e pasardhësit të tij.
Roma sonte do të jetë nikoqire e Monzas, me takimin që e mbyllë javën e 26-të në Serie A./GazetaExpress/