Afro 29 milionë euro, pasuria e konfiskuar e Gruevskit dhe Mijallkovit del në ankand - Gazeta Express
string(83) "afro-29-milione-euro-pasuria-e-konfiskuar-e-gruevskit-dhe-mijallkovit-del-ne-ankand"

Maqedoni

Gazeta Express

24/02/2025 13:09

Afro 29 milionë euro, pasuria e konfiskuar e Gruevskit dhe Mijallkovit del në ankand

Maqedoni

Gazeta Express

24/02/2025 13:09

Një pjesë e pasurisë së konfiskuar të ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të shërbimit të sigurimit, Sasho Mijallkov së shpejti do të dalë në shitje.

Shteti pritet të arkëtojë të paktën 29 milionë euro. Një pjesë tjetër e pasurisë së sekuestruar nga Mijallkov në rastin “Perandoria” së shpejti do të dalë në shitje, njoftoi Agjencia për pronat e sekuestruara.

Do të shiten banesa, apartamente, garazhe, ambiente biznesi dhe tokë ndërtimore. Nga shitja e tre banesave dhe e një garazhi në Vodno, deri më tani shteti ka arkëtuar nga Mijallkovi 332.276 euro. Dhe vetë kompania “Best Ëay Investment”, kompani në pronësi të Jordan Mijallkovit, i ka blerë vetë, raporton Alsat-M.

Advertisement
Advertisement
Advertisement