Gjyqtari Mervan Bejtullahu i pranon gabimet, kërkon falje publike - Gazeta Express
string(64) "gjyqtari-mervan-bejtullahu-i-pranon-gabimet-kerkon-falje-publike"

Futboll

Gazeta Express

24/02/2025 12:27

Gjyqtari Mervan Bejtullahu i pranon gabimet, kërkon falje publike

Futboll

Gazeta Express

24/02/2025 12:27

Gjyqtari i shumëpërfolur kosovar i futbollit, Mervan Bejtullahu është kritikuar edhe në fundjavën që shkoi pasi e drejtoi ndeshjen mes Dukagjinit dhe Gjilanit.

Në bazë të analizave të ekspertëve të referimit u konstatua se ai e dëmtoi dy herë Gjilanin duke mos akorduar penallti në dobi të këtij ekipi, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, përmes një postimi në rrjetet sociale, Bejtullahu sot i ka pranuar gabimet dhe ka kërkuar falje publike.

Ai një pjesë të fajit ia hodhi edhe sistemit VAR, i cili nuk e ka thirr për t’i shikuar këto raste diskutabile, por që thotë se ky fakt nuk e justifikon gabimin e tij.

Bejtullahu i ka kërkuar falje klubit të futbollit Gjilani dhe tifozëve gjilanas, duke insistuar se gabimet kanë qenë të paqëllimshme.

Ai zotohet se do të mundohet që ta kryejë me nder dhe me korrektësi punën e referit në të ardhmen.

Gjyqtari Bejtullahu ka qenë i përfolur dhe më i kritikuari në të kaluarën për vendimet kontroverse. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement