Policia ka arrestuar një 17-vjeçar në lidhje me atentatin e ndodhur më datë 22 shkurt në Kamëz ku Fabion Kurti e Dejvi Mullai qëlluan me armë në drejtim të makinës së Enedjon Kaçit.
Ai akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore. Policia po punon për të bërë të mundur arrestimin e tre personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.