Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri del sot para gjyqtarëve për masën e sigurisë - Gazeta Express
string(80) "vrasja-e-fatbardh-licit-safet-bajri-del-sot-para-gjyqtareve-per-masen-e-sigurise"

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 9:18

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri del sot para gjyqtarëve për masën e sigurisë

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 9:18

Safet Bajri del para Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndërsa do të pyetet për vrasjen e vitit 2018 të Fatbardh Licit.

Së bashku me të, para gjykatës pritet të dalin edhe kushëriri i tij, Behar Bajri e Astmer Bilali, të akuzuar për të njëjtën vrasje, por që aktualisht ndodhen në qeli në kuadër të operacioneve “Metamorfoza”. Hetimet janë kryer nga prokurorja Elida Kaçkini ndërsa vendimi i masës u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.

Bashkë me “Arrestin me burg”, po me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme miratoi edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Mësohet se ditën që u soll nga Shkodra në Policinë e Tiranës, e pranishme ishte edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN-në, por nuk u lejua në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement