Një person është lënduar nga arma e zjarrit dhe dy të tjerë me mjete të forta, në orët e vona të së dielës, në Klinë.
Insajderi raporton se lëndimin e tre personave e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas Gashit, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Pejës.
Njëri nga të dyshuarit, ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 22:41 Stacioni Policor në Kline është njoftuar se në fshatin Jashanicë tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre dyshohet se është lënduar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë me mjete të forta. Ndërkaq, njëri i dyshuari i identifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Të lënduarit janë dërguar për në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Të gjitha njësitë policore kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, Radio Alba raporton se plagosja ka ardhë si pasojë e rrahjes mes katër personave. Sipas raportimit të Radio Alba, njëri nga të lënduarit është duke u transportuar për shërim në QKUK në Prishtinë.
Pamje nga vendi i ngjarjes: