Eksperti i referimit, Hajriz Hajdari në “Favorit” jep konkluzionet e tij për rastet e kësaj jave në Superligë - Gazeta Express
string(106) "eksperti-i-referimit-hajriz-hajdari-ne-favorit-jep-konkluzionet-e-tij-per-rastet-e-kesaj-jave-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

23/02/2025 23:05

Eksperti i referimit, Hajriz Hajdari në “Favorit” jep konkluzionet e tij për rastet e kësaj jave në Superligë

Sport

Gazeta Express

23/02/2025 23:05

Emisioni “Favorit” rikthehet në ekranet tuaja me risi të mëdha, si në përmbajtje, ashtu edhe me ndryshime në ekip.

Sezoni pranveror e gjen “Favoritin” me analist të përhershëm Taulant Dajakun, të cilit i bashkohen edhe Arbnor Morina e Hajriz Hajdari.

Në “Favoritin” e sontëm, të ftuar janë edhe Gramoz Vokrri, Shpëtim Idrizi, Muhamet Rexhepi dhe Driton Latifi.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe eksperti i referimit dhe analisti më i ri i “Favoritit”.

Ai i komentoi të gjitha rastet diskutabile gjatë javës së 21-të në Superligën e Kosovës.

Duke nisur nga ndeshja e së shtunës, Drita – Suhareka.

Ai e konfirmoi vendimin e VAR-it, duke thënë se penalltia e parë e dhënë për Dritën ishte vendim i duhur, por është dashur që edhe penalltia e dytë t’i ipet, penallti kjo që u anulua nga VAR-i.

Për ndeshjen mes Llapit e Malishevës, që u mbyll pa gola, Hajdari tha se Llapi është dëmtuar nga VAR-i.

Kjo pasi gjatë pjesës së dytë, VAR-i ia anuloi vendimin gjyqtarit kryesor për një penallti në Veliun.

Ndeshje me raste diskutabile kishte dhe të dielën.

Në ndeshjen Ferizaj – Prishtina, që e fituan vendasit, Leonat Vitija e mbylli ndeshjen në minutën e 2-të pas një kartoni të kuq.

Ky vendim thuhet të jetë i drejtë sipas Hajriz Hajdarit, pasi Vitija kishte ndalur një mundësi të mirë shënimi për Ferizajn.

Në takimin tjetër në Klinë mes Dukagjinit e Gjilanit kishte reagime më të shumta.

Sipas Hajriz Hajdarit, dy penallti nuk iu akorduan Gjilanit, një në minutën e 15-të e një tjetër në minutën e 90-të.

Ndërkohë, rasti që po diskutohej nga ana e Dukagjinit, Hajdari thotë se nuk kishte pamje të mira për t’u vlerësuar, por që analisti i FFK-së, Petrit Hadri thotë se nuk ishte penallti./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement