Reagon ish-trajneri i Kosovës në basketboll, poston një foto të rezultateve të tij me Zvicrën - Gazeta Express
string(92) "reagon-ish-trajneri-i-kosoves-ne-basketboll-poston-nje-foto-te-rezultateve-te-tij-me-zvicren"

Sport

Gazeta Express

23/02/2025 21:10

Reagon ish-trajneri i Kosovës në basketboll, poston një foto të rezultateve të tij me Zvicrën

Sport

Gazeta Express

23/02/2025 21:10

Ish-trajneri i kombëtares së Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”.

Hadar ia kushtoi një postim kombëtares së Kosovës, të cilën e drejtoi nga maji i vitit 2023 deri në vitin 2024, duke arritur rezutlate goxha të mira.

Ndër to ishin edhe rezultatet e kombëtares nën drejtimin e tij, në ndeshjet me Zvicrën.

Pikërisht rezultatet ndaj Zvicrës i publikoi trajneri izraelit, pasi e kishte mposhtur në tri ndeshje.

76-49, 76-72 dhe 75-43 ishin rezultatet e arritura të Kosovës ndaj Zvicrës, në periudhën e Hadarit si trajner i Kosovës.

Kosova po mposhtet nga Zvicra në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, me shumë pak sekonda drejt fundit të ndeshjes./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement