Liga e Parë e futbollit kosovar sot ishte dëshmitar i një përballje të fortë mes dy gjigantëve kosovar, Liria dhe Vëllaznimi.
Ndeshjen e madhe të skuadrave që dikur luanin në Superligë, e fitoi Liria, e cila udhëhiqet nga trajneri Leutrim Krasniqi.
Liria fitoi ndeshjen 1-0, duke vazhduar rrugëtimin për mundësinë e inkuadrimit në Superligën e Kosovës.
Por, menjëherë pas ndeshjes, tifozët prizrenas nisën të sulmojnë mysafirët nga Gjakova, madje disa prej tyre edhe u futën në fushën e lojës, duke e goditur edhe një lojtar të Vëllaznimit.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i Lirisë, nga i cili kanë thënë se Vëllaznimi nuk kishte reaguar kur kishte ndodhur një situatë e ngjashme në Malishevë, në ndeshjen e parë mes këtyre dy klubeve.