OSBE reagon pas mbylljes së qendrave për punë sociale në Veri që udhëhiqeshin nga Beogradi - Gazeta Express
string(90) "osbe-reagon-pas-mbylljes-se-qendrave-per-pune-sociale-ne-veri-qe-udhehiqeshin-nga-beogradi"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2025 19:19

OSBE reagon pas mbylljes së qendrave për punë sociale në Veri që udhëhiqeshin nga Beogradi

Lajme

Gazeta Express

23/02/2025 19:19

Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”. OSBE ka bërë një reagim duke kërkuar që mbyllja e këtyre objekteve do të duhej të zgjidhej përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Në reagimin e OSBE-së thuhet “Misioni vëren se mbyllja e së premtes e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi do të ndikojë në aksesin në shërbimet kryesore për komunitetet joshumicë. Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale. Këto mbyllje duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në reagim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement