Ushtarët e KFOR-it nga vende të ndryshme të botës që shërbejnë në Kosovë ishin dëshmitarë të nderimit me medalje që iu bë kolegëve të tyre turq, nga Komandanti i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit KFOR, Francesco Errico, i cili kryesoi këtë ceremoni ndërkombëtare nderimi për ta, në Kampin Villagio Italia në Pejë.
Komandanti shprehu mirënjohjen e tij për personelin e shpërblyer për kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin për këtë ceremoni.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...