Ankohen llapjanët: Na dëmtuan në tri prej katër ndeshjeve të fundit, duam përgjigje nga FFK-ja - Gazeta Express
string(92) "ankohen-llapjanet-na-demtuan-ne-tri-prej-kater-ndeshjeve-te-fundit-duam-pergjigje-nga-ffk-ja"

Futboll

Gazeta Express

22/02/2025 16:41

Ankohen llapjanët: Na dëmtuan në tri prej katër ndeshjeve të fundit, duam përgjigje nga FFK-ja

Futboll

Gazeta Express

22/02/2025 16:41

Llapi barazoi pa gola sot në shtëpi ndaj Malishevës dhe nuk i ka aspak punët mirë, teksa rrezikon edhe rënien nga Superliga.

Sa i përket ndeshjes së sotme, nga KF Llapi nisën ankesat në referim, shkruan Gazeta Express.

Ishte sekretari i klubit llapjan, Muhamet Rexhepi që publikoi tri video nga tri ndeshje të ndryshme, në të cilat pretendon se LLapit iu mohuan tri penallti të pastra.

“Ku është FFK këtu?! Kur duhet të akordohet një penallti për KF Llapin? Ndeshja e sotme ndaj FC Malishevës – penallti e pastër e mohuar! (Video 1) Ndeshja ndaj SC Gjilanit – edhe një tjetër penallti e mohuar! (Video 2) Kupa e Kosovës ndaj FC Vushtrrisë – një tjetër rast i qartë i injoruar dhe penallti e pa akorduar! (Video 3) Nga katër ndeshjet e para të sezonit, në tre prej tyre na janë mohuar penallti të pastra si loti! A ka ndonjë përgjigje për këto padrejtësi?”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Reagimin e plotë të Rexhepit, së bashku me videot mund ta shihni këtu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement