Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë - Islandë - Gazeta Express
string(49) "dalin-ne-shitje-biletat-e-ndeshjes-kosove-islande"

Sport

Gazeta Express

22/02/2025 14:20

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Islandë

Sport

Gazeta Express

22/02/2025 14:20

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të shtunën se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Islanda.

Kosova e Islanda më 20 mars e luajnë ndeshjen e parë të plejofit për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Dueli kthyes luhet pas tre ditësh, në Murcia të Spanjës, pasi stadiumi në Reykjavik është duke u rinovuar.

Biletat në jug e veri kushtojnë 5 euro. Ato në tribunën lindore kanë çmim prej 10 eurosh, ndërsa në perëndim, 20 euro.

Bileta VIP kushton 80 euro.

📣DALIN NË SHITJE BILETAT PËR NDESHJEN E PLAY OFF-it KOSOVA 🇽🇰🆚🇮🇸 ISLANDA 🎟mund t’i blini…

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Saturday, February 22, 2025