Como e Fabregasit i bën konak Napolit, ky i fundit kryeson Serie A-në edhe pas tri barazimeve radhazi - Gazeta Express
string(100) "como-e-fabregasit-i-ben-konak-napolit-ky-i-fundit-kryeson-serie-a-ne-edhe-pas-tri-barazimeve-radhazi"

Sport

Gazeta Express

22/02/2025 9:33

Como e Fabregasit i bën konak Napolit, ky i fundit kryeson Serie A-në edhe pas tri barazimeve radhazi

Sport

Gazeta Express

22/02/2025 9:33

Pavarësisht tri barazimeve radhazi, Napoli është lider në Serie A me 56 pikë.

Napoli lëshoi pikë në tri ndeshjet e fundit, por formën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Antonio Conte nuk e shfrytëzoi Interi.

Interi pësoi dy disfata në katër ndeshjet e fundit. U mposht nga Juventusi dhe Fiorentina.

Interi ka dy pikë më pak se Napoli dhe është në pozitën e dytë.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin të dielën nga ora 12:30 do të jenë mysafirë të Comos.

Kjo ndeshje i takon javës së 26-të të Serie A. Napolitanët shpresojnë të kthehen te fitorja.

Te Como pritet të mungojë sërish Mërgim Vojvoda për shkak të lëndimit.

Como ka 25 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të.

Edhe Interi shpreson të kthehet te fitorja, kur të shtunën nga ora 20:45 e pret Genoan. Genoa e zë vendin e 11-të me 30 pikë.

Të shtunën nga ora 18:00 Milani luan në udhëtim te Torino.

Milani në mesjavë u eliminua nga Feyenoordi në Ligën e Kampionëve dhe do të mundohet të reagojë në kampionat.

Në elitën e futbollit italian, “kuqezinjtë” kanë 41 pikë në vendin e shtatë.

Torino renditet në pozitën e 12-të me 28 pikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement