Skena të pazakonshme në Serie A, ylli i Udineses merr penalltinë pa lejen e trajnerit, ai e zëvendëson menjëherë - Gazeta Express
string(110) "skena-te-pazakonshme-ne-serie-a-ylli-i-udineses-merr-penalltine-pa-lejen-e-trajnerit-ai-e-zevendeson-menjehere"

Sport

Gazeta Express

21/02/2025 23:13

Skena të pazakonshme në Serie A, ylli i Udineses merr penalltinë pa lejen e trajnerit, ai e zëvendëson menjëherë

Sport

Gazeta Express

21/02/2025 23:13

Sulmuesi italian Lorenzo Lucca nuk i dëgjoi urdhrat e skuadrës gjatë ndeshjes mes Lecces dhe Udineses duke marrë përsipër ekzekutimin e penalltisë pa pëlqimin e trajnerit dhe bashkëlojtarëve. 

Ai në fakt luftoi me disa bashkëlojtarë të tij dhe ishte i vendosur ta gjuante penalltinë, ndonëse kjo përgjegjësi i takonte dikujt tjetër. 

Disa lojtarë të Udineses ishin të zemëruar me bashkëlojtarin e tyre, i cili mori topin dhe qëndroi tek pika e bardhë, pavarësisht se Florian Thauvin si gjuajtësi i tyre ishte në fushë dhe po mbante shiritin e kapitenit gjithashtu. 

Lucca refuzoi që këtë përgjegjësi t’ia dhuronte dikujt tjetër, diçka që çoi në një konfrontim me disa nga bashkëlojtarët e tij, duke përfshirë Jaka Bijol i cili tentoi ta shtynte atë nga pika e penalltisë. 

Thauvin, Alexis Sanchez dhe Oumar Solet ishin në mesin e lojtarëve të tjerë të përfshirë në këtë konfrontim. 

Edhe lojtarët e Lecces ishin të zhgënjyer nga kjo situatë, duke marrë parasysh sa gjatë iu desh atyre që kjo penallti të ekzekutohej.

Në fund, Lucca realizoi nga penalltia duke realizuar në cepin e sipërm të krahut të majtë të portierit. 

Megjithatë,  trajneri Kosta Rubnjaic e zëvendësoi Luccan menjëherë, duke e futur në lojë Iker Bravon në minutën e 36-të për ta zëvendësuar atë

Advertisement
Advertisement
Advertisement