Salihu: Fatmir Limaj u ngut dhe mund të bie shumë keq nëse Kurti e refuzon - Gazeta Express
string(73) "salihu-fatmir-limaj-u-ngut-dhe-mund-te-bie-shume-keq-nese-kurti-e-refuzon"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2025 17:37

Salihu: Fatmir Limaj u ngut dhe mund të bie shumë keq nëse Kurti e refuzon

Lajme

Gazeta Express

21/02/2025 17:37

Bekim Salihu nga Instituti GAP në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për deklarimet e fundit të kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, për një bashkëpunim të mundshëm edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Salihu ka thënë se AAK dhe NISMA kanë përdorur njëra-tjetrën në zgjedhje, AAK për të kaluar pragun dhe NISMA për t’u rikthyer në Kuvend.

“AAK dhe NISMA e përdoren njëra-tjetrën, AAK e kaloi pragu, NISMA për të hyrë në Kuvend.Nuk besoj që kanë mundur t’i parashikojnë zhvillimet dhe për atë se si do të ecet tutje. Qëndrimi i z. Limaj, përveç aspektit të së drejtës së tij, që s’mund të kontestohet”, ka thënë Salihu.

Ai tutje ka thënë se Limaj është ngutur me deklarimin e tij, meqë do të duhej partia fituese që të shpreh preferencat për partnerë koalicioni. Salihu shton se kreu i NISMA-s mund të bie keq nëse Kurti e refuzon.

“Fatmir Limaj mund të bie shumë keq, nëse Kurti e refuzon. Limaj do të devalvohet politikisht në opinion. Sepse as s’do të mund të kritikonte qeverinë e as të bëhej pjesë e saj. Me duket vendim i nxituar”, ka thënë Salihu në FRONTAL./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement